×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 8 mijë e 500 të vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 15:42

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 8 mijë e 517 persona kundër COVID-19.


    Ndërsa, deri tani kundër këtij virusi janë dhënë 189 mijë e 6 vaksina.

    45 mijë e 15 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

    Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

    “Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës. Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga MSH.

    Kujtojmë që me furnizimin me vaksina shtesë, është rritur numri i personave që po vaksinohen.

    Në mungesë të vaksinave, javën e kaluar në një komunë janë ndalur thirrjet e disa qytetarëve për vaksinim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!