×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 8 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 8:13

    Së fundi janë raportuar 4 raste të vdekjes nga koronavirusi kështu duke e çuar numrin total të viktimave në 1.340.


    Të shtunën janë raportuar katër raste të vdekjes nga koronavirusi në Kosovë, duke çuar në 1 mijë e 340 numrin e viktimave, raporton Express

    229 raste të reja me koronavirus u raportuan të shtunën, ndërkaq numri total i të infektuarve ka shkuar në 51 mijë e 731, nga 186 mijë e 31 mostra të testuara deri më tani në vend.

    Të shtunën u raportua se brenda 24 orëve janë shëruar 363 pacientë, derisa numri total i të shëruarve ka arritur në 42 mijë 215.

    E raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 8 mijë e 176.

    Ndërkohë, qyteti me më së shumti të infektuar vazhdon të jetë Prishtina. Të shtunën në kryeqytet janë konfirmuar edhe 101 raste të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!