×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 8500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 8:08

    Ditëve të fundit dukshëm kemi rënie të të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë.


    Aktualisht në Kosovë janë 8 mijë e 576 raste aktive me koronavirus, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

    Prej marsit të vitit të kaluar kur u shënuan rastet e para pozitive edhe në vendin tonë e deri më sot, numri total i rasteve pozitive është 105 mijë e 375 raste nga 536 mijë e 708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94 mijë e 630 raste.

    Në Kosovë, tashmë veçse ka filluar vaksinimi anti-Covid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!