Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptase (RAE) në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të shumta.
Ndër problemet kryesore të tyre është përfaqësimi politik, siguria dhe liria e lëvizjes, ekonomia, arsimi, qasja në kujdesin shëndetësor e probleme të tjera.
Komuniteti rom përbën ndërmjet 2% dhe 5% të popullsisë komunale në Prizren, Obiliq, Pejë dhe Mitrovicë.
Ndërsa në zona të tjera, komunitetit rom përbën 1% ose më pak të numrit të gjithëmbarshëm të popullatës komunale: Deçan, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Klinë, Leposaviq, Lipjan, Malishevë, Novobërdë, Podujevë, Prishtinë, Rahovec, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Vushtrri dhe Zveçan, transmeton Telegrafi.
Shifrat e papunësisë te komuniteti rom janë veçanërisht të larta. Në komunat e sipërpërmendura, norma e papunësisë te romët sillet ndërmjet 95% dhe 100%.
Pjesëtarët e këtij komuniteti zakonisht mbijetojnë me të hollat që dërgohen nga anëtarët e familjes jashtë vendit, punë fizike të herë pas hershme ose aktivitet bujqësor në shkallë të vogël.
Në të dhënat e publikuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Kosovë, bëhet e ditur se norma e ndjekjes së shkollimit nga fëmijët rom është më e ulët se te komunitetet e tjera, dhe kjo u atribuohet aspekteve kulturore dhe sociale të tilla si diskriminimi dhe vlefta e ulët sociale që i jepet arsimimit nga disa pjesëtarë të komuniteteve RAE, si dhe gjendjes së tyre të vështirë ekonomike.
Kurse, komuniteti tjetër ashkali ka më së shumti shtrirje në Fushë Kosovë, përqindja e tyre në këtë komunë është 9,57%.
Në komuna të tjera, të komunitetit ashkali përfshin midis 0.02% dhe 2.5% e popullsisë së komunës.Norma e papunësisë te ashkalitë sillet prej 95% deri në 100%.
Pasi që pjesëtarët e komunitetit ashkali flasin shqipen, ata përballen me pak probleme në krahasim me komunitetet e tjera sa i përket qasjes në arsim në gjuhë adekuate për ta, dhe janë përgjithësisht të përfshirë në sistemin zyrtar të arsimimit publik.
Sidoqoftë, qasja në arsim mund të vështirësohet nga gjendja e varfër socio-ekonomike e pjesëtarëve të këtij komuniteti, dhe nga aspekte kulturore dhe sociale.
Ndërsa, komunitetit egjiptian përbëjnë ndërmjet 1% dhe 5% të popullsisë komunale:Gjakovë, Istog,Klinë,Pejë dhe Prizren.
Në komuna të tjera, pjesëtarët e komunitetit egjiptian përbëjnë më pak se 1% të popullsisë komunale:Norma e papunësisë te komuniteti egjiptas në komunat përkatëse vlerësohet ndërmjet 90% dhe 100%.