×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 96% e familjeve kosovare e shfrytëzojnë internetin

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 14:38

    96.4 për qind e familjeve kosovare kanë qasje në internet, ndërkaq 3.4 për qind, nuk kanë qasje në asnjë lloj pajisje.


    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2020.

    Në kumtesën për media theksohet se ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe të komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.

    “Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2020 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje prej 96.4%, ndërsa 3.4% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisje. Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga laptop/kompjuter portativ, kompjuter desktop, tablet etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

    Ndërkaq përdorimi i internetit për qëllime private për shfrytëzimin e shërbimeve publike online për të procesuar kërkesat/shërbimet janë vërejtur ndryshime në përqindje krahasuar me vitin 2019. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!