×
  • Lajme
  • Fokus / Kuvend
    INSTANT

    Mbi dy orë diskutime, liderët politikë ende në takim për dalje nga ngrëçi

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 18:27

    Jnaë bërë mbi dy orë që kur ka nisur takimi i kreut të VV-së, Albin Kurti me krerët e partive të tjera politike në lidhje me ngërçin parlamentar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në takim janë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare shqiptare.

    Takimi është thirrur pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Ftesën për partitë politike, e bëri të ditur dje vetë Kurti.

    “Së pari ta shohim kush po vjen, si po ecën e mandej shpresoj të kemi çfarë të themi”, tha Kurti para takimit.

    Kurti ka shkruar dje se aktgjykimi i Kushtetueses thekson qartë se konsituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo i vetëm një partie politike. /Reporteri.net/

    Hykmete Bajrami: Propozimet e Kurtit nuk janë kompromis, por shkelje flagrante e Kushtetutës

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 21:09

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të liderëve parlamentarë me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, duke e quajtur “kompromisin” e ofruar nga Kurti si shkelje të rendit kushtetues dhe pazare politike jashtë kornizës së demokracisë.

    Në një postim, Bajrami ka thënë se pas tri orë diskutimesh, Kurti kishte ofruar vetëm dy opsione, të cilat sipas saj nuk përfaqësojnë kompromis, por përpjekje për të anashkaluar rregullat dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    “Kompromisi” i vetëm, sipas Kurtit, ishte:

    Që partitë opozitare të propozojnë anëtarët në Komisionin për votim të fshehtë, për ta rrëzuar më pas me votë.

    Të kalohet në votim të hapur për kryetaren e Kuvendit, por vetëm nëse opozita e mbështet kandidaturën e Albulena Haxhiut.

    Bajrami theksoi se një qasje e tillë nuk është kompromis, por një tentim për të shtrembëruar rendin kushtetues dhe për të bërë pazare politike që minojnë funksionimin demokratik të institucioneve.

    Ajo kujtoi se Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë se rendi i ditës i seancës konstituive duhet të respektohet në mënyrë të rreptë dhe se nuk ka paraparë komision për votim të fshehtë në atë seancë, siç po pretendon Vetëvendosje.

    “Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës. Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike ose përmes një figure konsensuale – që do të duhej të ishte kompromisi i Lëvizjes Vetëvendosje, jo imponimi i kandidaturave pa shumicë,” shkroi Bajrami.

    Kurti flet për kompromis, ish-opozita e akuzon për farsë – s’ka afrim qëndrimesh për dalje nga bllokada në Kuvend

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 21:00

    Pas më shumë se dy orësh diskutime, takimi i thirrur nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare për të dalë nga ngërçi institucional, përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete. Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, dolën nga takimi me kritika ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes, duke e quajtur këtë takim një farsë dhe pa asnjë vullnet real për kompromis, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Albin Kurti, pas takimit, deklaroi se VV-ja si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit kishte ofruar dy opsione kompromisi, por ato ishin refuzuar nga opozita. Ai theksoi se partia e tij ka përgjegjësi për formimin e qeverisë, por formimi i Kuvendit është përgjegjësi e përbashkët, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

    “Propozimet e kompromisit”, siç i ka quajtur Kurti, kanë të bëjnë me votimin e fshehtë dhe votimin në pako të kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.

    “Kompromisi i parë ishte që në rast të votimit të fshehtë nëse Haxhiu nuk i merr 61 vota, siç tha edhe vetë Haxhiu dje, tërhiqet nga kandidatura. Këtë e ka bërë njëanshëm, por unë e respektoj si qëndrim i saj personal. Me votim të fshehtë për Haxhiun do të votohet pra vetëm një herë. Ne kemi lëvizur në situatën para së enjtes, por kjo nuk duhet se u kishte bërë përshtypje partive opozitare. Kompromisi i dytë që ua shpreha ishte që le ta bëjmë një marrëveshje politike e që është marrëveshje në paketë për kryetarin dhe nënkryetarët dhe pastaj nëse kurrqysh nuk e duan votimin e fshehtë le ti delegojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision dhe ta rrëzojnë me votë këtë komision. Ne e dimë që partitë opozitare kanë treguar preferenca për emrat për kryeparlamentar, por kjo nuk është mënyra si ndërtohen shëndetshëm institucionet. Ne i bëmë këto dy kompromise që u refuzuan, por megjithatë takimi ia ka vlejtur sepse u sqaruan shumë gjëra, e një nga to që është e çuditshme dhe brengosëse, është që për bindjen time të fuqishme partitë opozitare, PDK dhe LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht”, tha Kurti.

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e cilësoi interpretimin e Kurtit si “të çuditshëm” dhe theksoi se VV po e përdor një procedurë të diskutueshme përmes komisionit për votim të fshehtë. Ai tha se takimi konfirmoi se Kurti nuk ka shumicë dhe se bllokada është pasojë e qasjes së tij.

    “Unë sot nuk do të bëjë interpretime të aktgjykimit të Kushtetueses.  Ishte shqetësuese që zoti Kurti kishte një interpretim të çuditshëm të aktgjykimit, sipas tij nuk kishte asnjë problem, as me propozimin arbitrar për komisionin për votimin e fshehtë, as me mënyrën si është mbajtë seanca. Duket se vazhdojnë me jetu në imagjinatën e tyre. E vërteta është se kaq shumë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve jemi në bllokadë politike të imponuar nga Kurti dhe partia e tij. Ne i kërkuam që nesër të mos vazhdojnë me votimin e fshehtë, por kjo duket se nuk do të ndodhë”, tha Krasniqi para mediave.

    Edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u shpreh i zhgënjyer, duke e cilësuar takimin si farsë. Ai tha se qëndrimet e Kurtit nuk kishin ndryshuar, pavarësisht aktgjykimit të Kushtetueses, dhe se kërkesat e VV-së mbetën të njëjtat: votim i fshehtë ose rrëzim i komisionit që e mbikëqyr këtë proces, gjë që LDK e refuzon.

    “Morëm pjesë me vullnetin më të mirë për zgjidhje. Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua. Qëndrimet e Kurtit ishin pak a shumë të njëjta siç kanë qenë deri më tani dhe nuk e respektonin as interpretonin njejtë vendimin e Kushtetueses. Për LDK-në është evidente që përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit. Ai pranoi që s’ka shumicë, por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake që i ka pasur deri më tani. Ato kushtëzime janë që të votohet fshehtë, ose të rrëzohet votimi i fshetë duke u votuar zonja Haxhiu sërish”, tha Abdixhiku.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se partia e saj kishte marrë pjesë me shpresë për një zgjidhje, por VV nuk pranoi asnjë propozim për konsensus. Sipas saj, procedura aktuale është e paligjshme dhe bie ndesh me praktikat e mëparshme parlamentare. Ajo bëri thirrje që votimi të jetë i hapur dhe që të mos përzihet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit me atë të nënkryetarëve në një proces të vetëm.

    E kreu i Nismës, Fatmir Limaj u shpreh se as ndryshimi i mënyrës së votimit nuk e zgjidh krizën politike, sepse partia e parë nuk i ka numrat, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Sot ky takim më tepër ka shkruar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve se si e shohin aktgjykimin, dhe më pak është folur për krizën politike. Ata që kanë pritur se akt do të zgjidhë krizën politike, nuk e njohin mirë sistemin kushtetues. Takimi për mendimin tim, është gjë e mirë që ka ndodhur. Presim të ndodhin edhe takime tjera. I pari është gjithmonë më i vështirë. Edhe me ndryshu mënyra e votimit, nuk e zgjidh krizën politike sepse partia e parë nuk e ka shumicën parlamentar”, tha Limaj./Reporteri.net/

     

    Kurti: Nëse Haxhiu nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, sjellim menjëherë emrin tjetër

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 20:05

    Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk e di nëse Albulena Haxhiu i ka 61 vota, por sipas tij, kundërshtimi i partive opozitare për një votim të tillë e bën të besojë që Haxhiu i ka votat për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.

    Kurti tha se nëse Haxhiu nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, menjëherë në seancën e parë pasuese sjellin emrin e ri, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Unë nuk e di nëse Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votim të fshehtë. Por ky kundërshtimi i partive opozitare po më bën me besu që i ka 61 vota”, ka thënë Kurti.

    “Në seancën e parë menjëherë e sjellim propozimin tjetër, por jo pa u provu Albulena Haxhiu”, tha Kurti.

    Kurti tha se Haxhiu njëanshëm ka shprehur vullneti për t’u tërhequr nga kandidatura në rast se nuk i merr 61 vota, por tha se e respekton. /Reporteri.net/

    Kurti: Bëmë dy kompromise që u refuzuan, PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin e Kushtetueses

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 19:41

    Kreu i VV-së, Albin Kurti pas takimit me krerët e partive të tjera parlamentare, ka thënë se si parti e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, në takim bënë kompromise që u refuzuan nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

    Kurti tha se PDK dhe LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Pavarësisht afrimit tonë, nuk ka afrim nga ana e tyre”, tha Kurti ndër të tjera.

    “19 prilli për këtë legjislaturë të nëntë ishte dita më e mirë, sepse ishte dita kur e bëmë hapin…të gjithë votuan dhe në këtë mënyrë arritëm ti verifikojmë mandatet, duke e bërë edhe betimin. Këta deputetë kanë nevojë për shtëpinë e tyre, e shtëpia e deputetëve është Kuvendi si institucion, jo vetëm si ndërtesë. Për t’u bërë kjo duhet zgjedhur kryetarja dhe pesë nënkryetarët dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve është bashkë. Është e vërtetë që ne si VV, si shumicë parlamentare e kemi përgjegjësinë kryesore për formimin e Qeverisë, por për formimin e Kuvendit, e ka thënë edhe Kushtetuesja që kemi përgjegjësi të gjithë.

    Kushtetuesja në aktgjykimin e saj ka theksuar që Gjykata nuk zgjidh mosmarrëveshje politike, pikërisht për këtë ne u mblodhëm dhe tjetra, kam përmend tre togfjalësha interesant, bashkëpunim në mirëbesim, konsultim konstruktim dhe konsensus. Me fjalë të tjerë provojeni një herë konsensusin dhe nëse ka konsensus bëjeni kompromisin. Ne e bëmë edhe konsultimin konstruktiv, edhe bashkëpunimin në mirëbesim, por u pa që konsensus nuk ka, ndërkaq sa i përket kompromisit ne kemi lëvizur. Unë si kryetar i VV-së, kam ofruar dy opsione kompromisi. Kompromisi i parë ishte që në rast të votimit të fshehtë nëse Haxhiu nuk i merr  61 vota, siç tha edhe vetë Haxhiu dje, tërhiqet nga kandidatura. Këtë e ka bërë njëanshëm, por unë e respektoj si qëndrim i saj personal. Me votim të fshehtë për Haxhiun do të votohet pra vetëm një herë. Ne kemi lëvizur në situatën para së enjtes, por kjo nuk duhet se u kishte bërë përshtypje partive opozitare. Kompromisi i dytë që ua shpreha ishte që le ta bëjmë një marrëveshje politike e që është marrëveshje në paketë për kryetarin dhe nënkryetarët dhe pastaj nëse kurrqysh nuk e duan votimin e fshehtë le ti delegojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision dhe ta rrëzojnë me votë këtë komision. Ne e dimë që partitë opozitare kanë treguar preferenca për emrat për kryeparlamentar, por kjo nuk është mënyra si ndërtohen shëndetshëm institucionet. Ne i bëmë këto dy kompromise që u refuzuan, por megjithatë takimi ia ka vlejtur sepse u sqaruan shumë gjëra, e një nga to që është e çuditshme dhe brengosëse, është që për bindjen time të fuqishme partitë opozitare, PDK dhe LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht”, tha Kurti.

    Kurti tha se opozita po kërkon që VV-ja të ndryshojë, por rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit e tregoi të kundërtën.

    “Opozita po thotë që Lëvizja Vetëvendosje duhet të ndryshojë.  Ne i mbajtëm zgjedhjet me 9 shkurt, populli tha le të ndryshojë opozita. VV-ja është fituese e qartë. Unë, si bartës i listës së VV-së kam numrin më të madh rekord të parlamentarizmit në Kosovë. VV-ja është më e madhe se PDK dhe LDK bashkë. Rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit tregon pakënaqësi popullore me opozitën, jo me VV-në.

    Populli e ka ndëshku opozitën. Katër vite kanë qenë në opozitë dhe i la me 24 dhe 20. Tani po thonë ndrysho ti. Kjo nuk është në rregull”, tha Kurti. /Reporteri.net/

    Kadrijaj: Kurti nuk pranoi asnjë nga ofertat tona

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 19:15

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në deklaratën e saj para mediave tha se shkuan me shpresë në takimin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti, por sipas saj, nuk pati konsensus.

    Ajo tha se ndonëse AAK-ja ka kërkuar konsensus, partia në pushtet nuk ka pranuar asnjë ofertë.

    “Në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese janë munduar të shtrembërojnë plot pika dhe të mos pranojnë asgjë. Kemi kërkuar që nesër të mos vazhdojmë me procedura të njëjta, prej nesër do të vazhdohet me praktika të njëjta ata po e shkelin Kushtetutën qëllimshëm. Kemi kërkuar që të mos vazhdohet me votimin e komisionit ”, tha deputetja.

    Tutje, Kadrijaj shpreson se Kurti do të reflektojë dhe pret që forma e votimit në mënyrë të fshehtë, të kthehet në atë ta hapur.

    “Të kthehet çështja e votimit në votim të hapur. Është e drejta e VV-së të kandidojë secilin që do, por obligimi i tyre është me i siguru 61 vota që me e kalu kryetarin e Kuvendit. Forma dhe mënyra e përzier që me u votu kryetari i kuvendit bashkë me nënkryetarët e kuvendit, nuk ka sens, praktika që nuk janë praktikuar më herët. Po insistojnë në këtë praktikë që është antiligjore, dhe në formën e prerë Kushtetuesja ka thënë që të votohet ashtu siç kanë qenë praktikat e mëhershme, këta po e përziejnë që nuk refuzohet votimi i fshehtë”.

    “Shpresoj që Kurti do të reflektojë, nuk do të kërkojë në formimin e komisionit”, shtoi Kadrijaj.

    Limaj: Krizat zgjidhen me marrëveshje politike, partia e parë nuk i ka numrat

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 19:07

    Kreu i Nismës, Fatmir Limaj pas takimit të krerëve partiakë për çështjen e ngërçit parlamentar tha se takimi i sotëm ishte më tepër për të diskutuar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve të palëve për aktgjykimin e Kushtetueses.

    Limaj tha se më pak është folur për krizën politike.

    Ai u shpreh se as ndryshimi i mënyrë së votimit nuk e zgjidh krizën politike, sepse partia e parë nuk i ka numrat, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Sot ky takim më tepër ka shkruar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve se si e shohin aktgjykimin, dhe më pak është folur për krizën politike. Ata që kanë pritur se akt do të zgjidhë krizën politike, nuk e njohin mirë sistemin kushtetues. Takimi për mendimin tim, është gjë e mirë që ka ndodhur. Presim të ndodhin edhe takime tjera. I pari është gjithmonë më i vështirë. Edhe me ndryshu mënyra e votimit, nuk e zgjidh krizën politike sepse partia e parë nuk e ka shumicën parlamentar”, tha Limaj.

    S’ka konsensus, Krasniqi: Kurti nuk ndryshon, vazhdoi me mentalitetin imponues

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 18:57

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në takimin me liderët politikë, Kurti kishte një interpretim të çuditshëm të aktgjykimit të Kushtetueses.

    Krasniqi tha se kërkuan që të mos vazhdohet me votimin e fshehtë në seancën e nesërme, por tha se nuk ka shpresë që kjo do të ndodhë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Unë sot nuk do të bëjë interpretime të aktgjykimit të Kushtetueses.  Ishte shqetësuese që zoti Kurti kishte një interpretim të çuditshëm të aktgjykimit, sipas tij nuk kishte asnjë problem, as me propozimin arbitrar për komisionin për votimin e fshehtë, as me mënyrën si është mbajtë seanca. Duket se vazhdojnë me jetu në imagjinatën e tyre. E vërteta është se kaq shumë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve jemi në bllokadë politike të imponuar nga Kurti dhe partia e tij. Ne i kërkuam që nesër të mos vazhdojnë me votimin e fshehtë, por kjo duket se nuk do të ndodhë”, tha Krasniqi para mediave.

     

     

    Përfundon takimi, Abdixhiku: Ishte farsë, qëndrimet e Kurtit nuk kishin ndryshuar

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 18:43

    Pas mbi dy orësh diskutime, ka përfunduar takimi i kreut të VV-së, Albin Kurti me liderët partiakë për dalje nga ngërçi politik.

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se takimi ishte një farsë. Në takim Abdixhiku thotë se qëndrimet e Kurtit nuk kishin ndryshuar edhe pas vendimit të Kushtetueses, shkruan gazeta online Rpeorteri.net.

    “Morëm pjesë me vullnetin më të mirë për zgjidhje. Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua. Qëndrimet e Kurtit ishin pak a shumë të njëjta siç kanë qenë deri më tani dhe nuk e respektonin as interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses. Për LDK-në është evidente që përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit. Ai pranoi që s’ka shumicë, por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake që i ka pasur deri më tani. Ato kushtëzime janë që të votohet fshehtë, ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke u votuar zonja Haxhiu sërish”, tha Abdixhiku.

    Në kërkim të konsesusit për dalje nga ngërçi, nis takimi i Kurtit me krerët e partive politike

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 16:25

    Ka nisur takimi i kryeministrit në detyrë dhe kreut të VV-së, Albin Kurti me krerët e partive të tjera politike në lidhje me ngërçin parlamentar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në takim janë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare shqiptare.

    Takimi është thirrur pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Ftesën për partitë politike, e bëri të ditur  dje vetë  Kurti.

    “Së pari ta shohim kush po vjen, si po ecën e mandej shpresoj të kemi çfarë të themi”, tha Kurti para takimit.

    Kurti ka shkruar dje se aktgjykimi i Kushtetueses thekson qartë se konsituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo i vetëm një partie politike. /Reporteri.net/

    Dalja nga ngërçi, Kurti arrin në Kuvend për takimin me liderët e partive: Ta shohim kush po vjen, pastaj flasim

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 16:11

    Ka nisur takimi i kryeministrit në detyrë dhe kreut të VV-së, Albin Kurti me krerët e partive të tjera në lidhje me ngërçin parlamentar.

    Takimi është thirrur pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Ftesën për partitë politike, e bëri të ditur vetë kryeministri në detyrë dhe kreu i VV-së, Albin Kurti.

    “Së pari ta shohim kush po vjen, si po ecën e mandej shpresoj të kemi çfarë të themi”, tha Kurti para takimit.

    Kurti ka shkruar  dje se aktgjykimi i Kushtetueses thekson qartë se konsituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë partive, dhe jo vetëm i subjektit të parë./Reporteri.net/

    PDK për takimin e sotëm me Kurtin: Do të paraqesim pikëpamjet tona mbi hapat e nevojshëm për tejkalimin e situatës

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 13:52

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, ka ftuar në takim krerët e partive të përfaqësuara në Kuvend. Takimi i thirrur nga Kurti do të mbahet nga ora 16:00. Përfaqësuesit e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

    “Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (sot) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, shkroi dje Kurti.

    Për këtë takim sot kanë fol nga Parita Demokratike e Kosovës. Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka thënë se kryetari i partisë së tij Memli Krasniqi në këtë takim do të paraqes qëndrimin e kësaj partie mbi mënyrën e zhbllokimit të situatës në Kuvendin e Kosovoës.

    “Takimi i sotëm do të shërbejë për të diskutuar daljen nga bllokada institucionale pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari Krasniqi do të paraqesë pikëpamjet e Partisë Demokratike të Kosovës mbi hapat e nevojshëm për tejkalimin e kësaj situate, duke u mbështetur në analizën e thelluar të aktgjykimit. Për çështjet e tjera, ai do të deklarohet pas takimit”, tha Gruda.

    Ndërsa, Krasniqi do të jetë në takim si kryetar i PDK-së, ende nuk dihet nëse në takim do të marrë pjesë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar pjesëmarrjen e partisë së saj, por nuk tregoi nëse do të jetë kryetari Abdixhiku apo ndonjë zyrtarë tjetër nga partia pjesë e takimit.

    Kurse, nga AAK nuk do të shkojë kryetari Ramush Haradinaj, por deputetja Time Kadrijaj. Kështua ka konfirmuar dje zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemaili.

    Ndërkaq, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se do të shkojë vetë në takim, të cilin e pa si pjesë të ‘vizionit’ të tij.

    “Sigurisht që po, është në vazhdën e vizionit tim”, konfirmoi dje Limaj para gazetarëve.

    Ftesa për këtë takim nga ana e Kurtit vjen si reagim ndaj aktgjykimit të publikuar dje nga Gjykata Kushtetuese, që trajton ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës. /Reporteri.net/.

     

    Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 8:03

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, partisë që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, ka ftuar në takim krerët e partive të përfaqësuara në Kuvend, për të shtunën pasdite. Takimi i thirrur nga Kurti do të mbahet nga ora 16:00. Përfaqësuesit e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

    “Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (sot) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, shkroi dje Kurti.

    Për këtë takim e kanë konfirmuar pjesëmarrjen partitë shqiptare në Kuvend, PDK, LDK, AAK e Nisma.

    Nga PDK do të shkojë kreu i partisë, Memli Krasniqi.

    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në deklarimin për media që pati dje pas seancës.

    “Kryetari jonë, z. Krasniqi e përfaqëson partinë në takim dhe qëndrimet që dalin pas atij takimi i shpreh kryetari”, tha Gruda, duke shtuar se i thirrur nga kryetari i Vetëvendosjes nuk është kompromis politik.

    Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, konfirmoi pjesëmarrjen e partisë së saj, por nuk tregoi nëse do të jetë kryetari Lumir Abdixhiku apo ndonjë tjetër nga partia.

    Konfirmimin ajo e bëri krahas një ankese për Kurtin, i cili dje e injoroi takimin e thirrur nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ku ishin liderët e tjerë të partive.

    Nga AAK s’do të shkojë kryetari Ramush Haradinaj, por deputetja Time Kadrijaj, siç ka konfirmuar dje zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemaili.

    Sidoqoftë, Haradinaj këtë ftesë të Kurtit e quajti “të palogjikshme” të ndodhte për sot meqë është dashur të ndodhte dje para seancës, e cila ishte e para pasi Gjykata Kushtetuese dha fjalën e saj.

    Po ashtu, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, do të shkojë vetë në takim, të cilin e pa si pjesë të ‘vizionit’ të tij.

    Ai para gazetarëve e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

    “Sigurisht që po, është në vazhdën e vizionit tim”, u shpreh tutje Limaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!