Kryeministri Kurti ka vlerësuar lartë punën e Qeverisë të këtij viti të parë, duke numëruar kështu atë çfarë kanë arritur të realizojnë gjatë kësaj periudhe.
“Për më pak se 1/3 e mandatit tonë, për 1 vit e tre muaj une po numëroj me shifra se si kemi ndihmuar kategoritë e ndryshme shoqërore dhe kemi kontribuar në mbijetesën e qytetareve të vendit tonë”, tha fillimisht Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Pakoja e ringjalljes ekonomike me 420 milionë, masat mbështetëse për qytetarët 100 milionë euro, shpërndarja e shtesave për lehonat dhe femijët, rreth 18 mijë lehona përfituese me nga 170 euro. Lehona ka pasur edhe para se të vimë ne në qeverisje por s’janë ndihmuar kurrë, 153,527 femijë përfituese. Mbështetja me nga 1,500 euro për ata që kanë humbur familjarin nga Covid, e kur familjari ishte staf shëndetësor i kemi ndihmuar me nga 10 mijë euro. Ndarja e 10 mijë kuponëve për familjet me asistencë sociale, 100 euro shtesë kanë përfituar 300 mijë pensionistë, dyfishim i asistencës sociale, përfitues 25 mijë familje, mbështetja e sektorit publik dhe privat, si dhe mbështetja e studentëve me 100 euro”, numëroi Kurti.
Ai gjithashtu përmendi edhe ngritjen e pagës minimale e cila kaloi në lexim të parë, derisa nuk la pa përmendur edhe stafin shëndetësor.
“Kemi bërë edhe pagesën e shtesave për stafin shëndetësor prej 10% në vlerën e pagës bazë”.
Ai gjithashtu foli edhe për uljen e akcizës dhe TVSH-së, pasi sipas tij kjo e dëmton buxhetin e Kosovës dhe shumë shtete që e kanë bërë këtë gjë më pas janë penduar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.