×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbijetesa e mbi 25 mijë familjeve në Kosovë varet nga ndihma sociale

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 11:13

    Kosova ka shkallë të lartë të papunësisë ndërsa ka fuqi punëtore të mjaftueshmen, sa që kohëvet ë fundit po ballafaqohet me ikjen e popullatës drejt vendeve Evropiane.


    Ndërsa sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të publikuara në vjetarin për vitin 2019-të, gjatë vitit 2018-të 25 mijë e 345 familje kanë përfituar nga ndihma sociale.

    Krahasuar me vitin 2017-të, numri i familjeve që kanë përfituar nga ndihma sociale ka shënuar rënie. Para dy viteve 26 mijë e 117 familje kishin përfituar nga ndihma sociale.

    Tashmë në vitin 2019-të besohet se numri i familjeve që përfitojnë nga ndihma sociale ka rënë nën 25 mijë.

    Numri i personave që kanë përfituar nga ndihma sociale në vitin 2018-të ka qenë 103 mijë e 409.

    Nëse përkthehet në para kjo ndihmë sociale, atëherë buxhetit të Kosovës i kushton mbi dy milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!