Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë kanë mbajtur mbledhjen e radhës të përbashkët në Prishtinë.
Duke nisur nga 1 qershori deri më 30 shtator mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ketë kufij, u njoftua gjatë mbledhjes.
Po ashtu edhe për festat zyrtare apo në fundjavë nuk do të ketë kontrolle dhe asnjë ndalesë në doganën mes dy shteteve. Marrëveshja është arritur sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
“Prej 1 qershorit deri më 30 shtator dhe për çdo fundjave apo dite festash. Sot shqiptarët do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit të mos krijohet asnjë radhë.” tha Bledi Çuçi.
“Protokolli i parë që do nënshkruajmë me homologun Svelça që përgjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht. Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët”, tha Ministri i Brendshëm i Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.