×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbledhja e radhës e “Open Balkans”, shtetet nënshkruajnë marrëveshje për siguri ushqimore

    Reporteri
    31 Gusht 2022 | 14:18

    Në kuadër të takimit të radhës të inicativës rajonale të Ballkanit të Hapur, tri shtetet konstituitive të kësaj nisme do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje për sigurinë ushqimore, bëri të ditur ministria serbe e bujqësisë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Dy nga pjesët më të rëndësishme të dokumentit që do të nënshkruhet, siç lajmëroi kjo ministri serbe, do t’i referohet zotimit mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut rreth prioriteteve në shkëmbimin e ndërsjellë të gjërave elementare ushqimore.

    Kjo, siç thonë ata, “në mënyrë që popullatat e këtyre vendeve të kenë ushqim të mjaftuehsëm në situata krize, si dhe për mekanizmat për të parandaluar ri-eksportimin e ushqimeve në vende të treta”.

    Ministria serbe e Bujqësisë, shprehet se presin që shkëmbimi tregtar në produkte ushqimore me Shqipërinë do të rritet në të ardhmen. Kjo për shkak të rritjes së atraktivitetit të bregdetit shqiptar për turistë të huaj.

    Më 1 shtator nis Panairi Ndërkombëtar i Verës në Beograd në kuadër të nismës rajonale të Ballkanit të Hapur.

    Në këtë nismë merr pjesë edhe kryeministri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ndonëse Mali i Zi nuk është pjesë e iniciativës së Ballkanit të Hapur.

    Kujtojmë se Abazoviç morri pjesë në samitin e kaluar të Ballkanit të Hapur në Ohër, në cilësinë e vëzhguesit, dhe se personalisht e ka mbështetur nismën, ndonëse nuk ka përkrahje parlamentare për nismën, përveç asaj se ky parlament e rrëzoi nga qeveria kohëve të fundit./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!