×
  • Lajme
  • Lajme / Pyetjet parlamentare

    Mblidhen deputetët, edhe sot seancë e Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    05 Prill 2024 | 8:30

    Sot kuvendi i Kosovës do të mbaj seanca plenare, ku ka vetëm një pikë të rendi të ditës.

    Seanca është thirrur për të bërë pyetjet parlamentare, që deputetët u bëjnë kabinetit qeveritar.

    Seancë parlamentare ka pasur edhe gjatë ditës së djeshme, e cila u mbyll për shkak të mungesës së kuorumit.

    Në rendin e ditës së kësaj seance ishin gjithsej 39 pika, ndërsa për shkak të mungesës së deputetëve dhe kabinetit qeveritar, më shumë se 10 pika mbetën pa u diskutuar.

    Pjesë e këtyre pikave ishin edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat për shkak të kuorumit dështuan të miratohen.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës plenare, derisa tha se deputetët do t’i njoftoj në kohë nëse do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme me ndonjë seancë.

    Megjithatë, në seancën e djeshme Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2023/2024. Themelimi i këtij komisioni është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!