Kryetarët e Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë janë mbledhur sot gjatë ditës për një takim pune.
Këtë e konfirmoi edhe Ismet Beqiri, Kryetar i Degës së I-rë dhe Nënkryetar i LDK-së.
Ai tha se ky takim është në vijim të angazhimit dhe shtimit të punës të Degëve të Prishtinës, varësisht nga zhvillimet pandemike por edhe zhvillimet tjera.
“Si njerëz të zgjedhur, udhëheqës të degëve, kemi përgjegjësi dhe obligim për koordinimin e punëve tona e veçmas ato me gp të Këshilltarëve Komunal LDK-së të Prishtinës, për këtë ishte në takim edhe z.Halim Halimi, Shef i grupit. Do të ketë takime më të shpeshta(të rregullta), veçanërisht puna dhe aktiviteti ynë do të shtohen prej janarit e tutje në vitin e ardhshëm, vit ky i zgjedhjeve të rregullta lokale por edhe ato eventuale nacionale . Do të punojmë së bashku, për suksesin e LDK-së në Prishtinë dhe Kosovë”, tha ai në një postim në “Facebook”.
Në këtë takim morën pjesë, Florian Dushi-Dega II, Hazir Borovci-Dega III, Besian Mustafa-Dega IV, Izet Sadiku-Dega V dhe Halim Halimi shef i gp te Asambleistëve në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.