×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhen nënshkrimet për tërheqjen e Trustit, Krasniqi: Nëse hasim në pengesa e rishqyrtojmë në sesionin vjeshtor

    Reporteri
    07 Korrik 2022 | 9:17

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional nuk është miratuar shkaku i kundërshtimeve të kryeministrit Albin Kurti.

    E nëse ky Projektligj nuk kalon këtë herë, Krasniqi ka paralajmëruar sërish inicim në sesionin vjeshtor.

    I pari i PDK-së ka folur lidhur me procedurat që duhet ndjekur në mënyre që ky projektligj të shkoj në Kuvend për miratim.

    “Një objektiv s’kemi arritur ta realizojmë siç ishte Trusti sepse u kundërshtua fuqishëm nga ana e kryeministrit dhe Qeverisë, por kemi arritur ta kemi komisionin hetimor parlamentar, dhe do të vazhdojmë me të njëjtin angazhim duke qenë pranë qytetarëve. Tashmë qytetarët e Kosovës kanë nënshkruar peticionin e organizuar nga grupi qytetarëve në mbi 10 mijë nënshkrime që është një minimum obligativ për ta dërguar në kuvend. I mbetet kësaj procedure. Nëse kjo procedurë has në ndonjë pengesë ne do ta rishqyrtojmë përsëri këtë çështje në sezonin vjeshtor të Kuvendit”, tha Krasniqi për EO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!