Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur se Florent Spahija nga KDI është zgjedhur kryesues i grupit punues për Vettingun.
Selimi ka thënë se Ministria e Drejtësisë do të mbetet urë lidhëse ndërmjet të gjithë institucioneve që janë pjesë e sistemit të drejtësisë, si dhe partnerëve tanë strategjikë për realizimin e reformës në drejtësi.
“Takim përmbajtësor me z. Florent Spahija nga KDI, dhe përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përgëzova z. Spahija për përzgjedhjen si Kryesues i Grupit Punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështjen e reformës në sistemin e Drejtësisë, me qëllim të adresimit të Llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun”, ka shkruar Selimi në Facebook.
“ Të njëjtit i ofrova gatishmërinë time për të ndihmuar në çfarëdo pjese të procesit, në bashkëpunim me institucionet vendore si dhe ndërkombëtare. Ministria e Drejtësisë do të mbetet urë lidhëse ndërmjet të gjithë institucioneve që janë pjesë e sistemit të drejtësisë, si dhe partnerëve tanë strategjikë për realizimin e reformës në drejtësi”, ka thënë.
https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/159447002456419