Liderët e tri partive, që janë në koalicion kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, raportohet se janë duke zhvilluar takim në këto momente.
Mediat raportojnë se Mustafa, Haradinaj e Limaj janë duke zhvilluar takim në objektin e Kuvendit të Kosovës.
KP shkruan se takimi po mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim tjetër mes liderëve të vendit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me mëngjes me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Detaje për takimin janë dhënë shumë pak derisa është cilësuar si takim mes “miqsh”.
Mediumi i AAK-së “Aleanca Press” dje shkroi se ky takim ka pasur të bëjë zhvillimet e fundit politike në vend. Pos zhvillimeve politike, Aleanca Press përmendi edhe aktakuzat e Speciales. ku theksohet se Tribunalit Special i kanë mbetur edhe dy ditë kohë që të vendosë për apo kundër konfirmimit të tyre. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.