Komiteti për Koordinimin dhe vlerësimin e pandemisë Covid-19 do të mblidhet sot në një takim pas situatës së krijuar me shifrat rekorde të rasteve të reja pozitive dhe rritjes së numrit të viktimave.
Mësohet se një nga propozimet në këtë takim do të jetë mbyllja e Prishtinës gjatë ditëve të vikendit, pasi shifrat më të larta me Covid janë shënuar ditët e fundit në kryeqytet.
Këto masa të reja i ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme edhe vet ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.
Raportohet se do të miratohen edhe një varg masash të reja kufizuese pasi që dje është regjistruar numri më i madh i të prekurve me Covid19, gjithsejt 546 raste të reja.
Në rast se shifrat e të prekurve do të rriten, në javën e ardhshme priten kufizime të mëdha dhe masa të rrepta, të ngjashme me masat që i kanë marrë shumë shtete evropiane të cilat po përballen me numër të madh të të prekurve nga Covid19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.