×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet kryesia e LDK-së, a po diskutohet për koalicionin me PDK-në

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 18:03

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbledhur anëtarët e kryesisë, në të cilin takim po merr pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti.


    Ende nuk dihet se për çfarë arsye është mbledhur kryesia e LDK-së.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë përgjigje nga disa anëtarë të Kryesisë, si Ismet Beqiri, Anton Quni, Imri Ahmeti për të marrë një përgjigje por ata nuk e kanë hapur telefonin.

    Kujtojmë se ditë më parë Isa Mustafa ka thënë se tashmë i kanë hequr vijat e kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilin ka bashkëqeverisur në dy mandate.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!