Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur pasditen e sotme.
Takimi i Kryesisë do të mbahet në selinë kryesore të LDK-së në Prishtinë, ku do të diskutohet për emrin e kandidatit për kryeministër.
Si kandidatë të mundshëm për kryeministër nga LDK është përmendur: Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Kujtim Shala.
Sipas burimeve kandidatura e tij është thuajse e vendosur, dhe kjo pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e sotme, përveç nëse nuk ndodh një befasi e madhe.
Gjithnjë sipas burimeve kandidatura e Hotit vije pasi që emri i shumëpërfolur për kandidat, Kujtim Shala nuk ka pranuar të sfidojë Albin Kurtin në zgjedhjet e reja.
Dhe pasi që Shala ka refuzuar, atëherë LDK i ka dhënë “PO” Hotit që të jetë sërish kandidat.
Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nuk do të jetë kandidat për kryeministër, por se do të jetë vetëm shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie.