×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Mblidhet Kryesia e LDK-së: Pas pak del me qëndrim për koalicionin me VV-në

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 16:12

    LDK-ja e Isa Mustafës ka mbledhur Kryesinë e partisë, ku pritet që kjo parti të dale me një qëndrim të ri sa i përket koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.


    LDK-ja ka publikuar foto nga ky takim, ku shihen se prezent janë të gjithë zyrtarët e lartë të kësaj partie.

    https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2369412690036660?__xts__%5B0%5D=68.ARD9b6ihM3CARQOtmConXey-iWB36EJAfoP2Xj45S-SnD5e9c4QsdH39xFFZIyRkXoOTE7ZskwybyruOVNZmfIJQuL8ziORqSnXkOxsK4MuZN3ymLehAAVAEjQtn_xbMkHY-XMwuQGFlRuAzz9JGRWQBv4YSvU9Ok8eYWeJxdpA45NlpZhgip9NhNE0K1qH2tgUfgV3Akj3bZwPOFbMMnGOo5G9-5RlwQ81Nhf64jRXgroXW2JfGZzVh6tr9uoAgZbc_L5morDP-9QgFOERxRgkpye-NjKJmD6iVaE1-kDAnE2svzk9ATvb42pVio67cb7C7DDCUmnawfhP2QfKDBWN3h9ZE&__tn__=-R

    Kryetari i Pejës, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë para fillimit të takimit se nuk e ka parë ofertën e Albin Kurtit dhënë përmes një video dhe thirrjen për dërgim të emrave të ministrave.

    “Si t’i dërgojmë emrat kur ende nuk e kemi arritur marrëveshjen e koalicionit”, ka thënë Muhaxheri para mbledhjes së Kryesisë.

    Ai ka thënë se për zhvillimet e sotme mbetet të diskutohet brenda mbledhjes së sotme të Kryesisë e cila ka qenë e paralajmëruar të nisë në 14:30.

    Nga ana tjetër, pak më herët, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se nuk e ka parë ende ofertën e re të Kurtit, por që sipas tij gjërat kanë ndryshuar që nga seanca konstituive e Kuvendit ku VV vendosi në krye të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

    “Nuk është rrugë e duhur kjo të komunikohet në publik, nuk e kam parë ofertën, por pas 26 dhjetorit ku u zgjedh kryetari i kuvendit nga VV, LDK duhet ta shqyrtoj pozicionin tonë. Do të mblidhemi sot për të shqyrtuar të gjitha opsionet tona”, ka thënë shkurt Veliu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!