Pas pak pritet të nisë mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të diskutohet për propozimin e kandidatit për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që pritet t’i dërgohet presidentit Thaçi.
Mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes vjen pasi gjatë ditës së djeshme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me kreun e VV-së, ka bërë të ditur se i ka dhënë Kurtit, 48 orë afat për nominimin e kryeministrit, shkruan Reporteri.net.
Në anën tjetër, kreu i VV-së, Albin Kurti u shpreh se është pajtuar që t’ia dërgojë presidentit emrin e kandidatit përmes një shkrese zyrtare gjatë ditëve të ardhshme, por nuk tregoi saktësisht se në cilën ditë do ta bëjë këtë.
Ndërkohë, mbrëmë Albulena Haxhiu e nominuar për Ministre të Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka konfirmuar se sot do të mblidhet Kryesia e partisë.
Ajo ka thënë se Kryesia pritet të mblidhet para 48 orëshit për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.