×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet Kuvendi, diskutohet për edhe për mosliberalizimin e vizave

    Reporteri
    07 Korrik 2022 | 7:22

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për seancë plenare me fillim nga ora 10:00.

    Në këtë seancë do të diskutohen gjithsej nëntë pika, ku ndër to hyn edhe një diskutim për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Rendi i ditës:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2. Pyetjet parlamentare,

    3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

    4. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,

    9. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!