×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Mblidhet Kuvendi, shqyrton tri marrëveshje të Procesit të Berlinit

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 7:40
    Kuvendi i Republikës së Kosovës

    Të enjten e 23 shkurti Kuvendi Kosovës, do të mbajë seancën plenare nga ora 10:00. Kjo është seanca e dytë për ketë javë që ka mbajtur Kuvendi i Kosovës.

    Ndërsa Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ditën e enjte, përveç pikave të rregullta do të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare.

    “Ndërkaq seancë e re do të mbahet më 23 shkurt ditën e enjte, përveç pikave të rregullta do të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.

    Bëhet fjalë për tri marrëveshje që dalin nga Procesi i Berlinit.

    Në këtë seancë pritet edhe votimi i Rezolutës kundër rritjes së faturave të tatimit në pronë.

    Po ashtu gjatë kësaj seance do të bëhet edhe shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!