Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 13.00 në selinë e saj do të mbajë mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa një orë e gjysmë para takimit të paralajmëruar ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, përkatësisht në ora 14:30 do të mbajë mbledhjen e kryesisë.
Gjatë fillimit të këtij muaji pritet të vazhdojnë takimet në mes LDK-së dhe VV-së për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit.
Zyrtarët e LDK-së, mundësinë e arritjes së një marrëveshje e kanë lënë në duar të VV-së, pasi kanë thënë se kjo e fundit pasi ka zgjedhur Glauk Konufcës, kryetar të Kuvendit të Kosovës, duhet ta japë një arsye të fortë për vazhdimin e bisedimeve për koalicionin qeverisës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.