Qeveria e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e saj të radhës.
Mbledhja pritet të nisë nga ora 10:00, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 14 pika. Në mbledhjen e sotme pritet të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e mendimit lidhur me Nismën Legjislative të Kuvendit për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale” (ZKM).
Po ashtu sot pritet të bëhet shqyrtimi i Projekt-rregullores për Performancë Rajonale dhe Monitorim të Zhvillimit Socio Ekonomik Rajonal të Balancuar, shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/128 të datës 16 shkurt 2023, lidhur me “Komisionin për Përfitimin e Shtesës për Kushte Specifike të Punës”, shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Masës 22- Mbështetje bizneseve për qasje në financa të Pakos së Ringjalljes Ekonomike,.
Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Draftit të Raportit nëntë (9) mujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2024.
Kjo është mbledhje e 230-të e Qeverisë së Kosovës/Reporteri.net/
Rendi i plotë i ditës:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.