×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet Qeveria, këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 8:59
    Fotografi nga një mbledhje e Qeverisë së Republikës së Kosovës

    Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të qeverisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 11:00, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.

    Kjo do të jetë mbledhja e parë e qeverisë këtë muaj. E fundit është mbajtur më 31 mars.

    Ndër pikat e rendit të ditës në këtë mbledhje do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e datës 14 prill si Dite Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë, shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e kompensimit financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës të vitit 1990.

    Në rend të ditës po ashtu do të jetë edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike,  Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarje financiare për zbatimin e masës 2.2- Mbështetje e Bizneseve për qasje në financa, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!