Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se mbledhja e Qeverisë do të fillojë në ora 10:00.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë siç është raportuar përgjatë kësaj jave pritet të emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Në krye të Policisë së Kosovës, pritet të vijë Gazmend Hoxha, momentalisht Drejtor i Departamentit për Operacione në këtë institucion.
Emrin e Hoxhës, tashmë ka dërguar për votim në Qeveri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Sipas ligjit, sipas kushtetutës unë kam dorëzuar një emër jo shumë emër jo shumë emra, të një eprori të lartë të policisë së Kosovës, për tu zgjedhur në mbledhjen, e qeverisë… Po është emri i Gazmend Hoxhës, eprorit të lartë drejtorit të operacionit, që pres të votohet për drejtor të ri të policisë së Kosovës.”, ka deklaruar Sveçla dy ditë më parë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.