×
  • Lajme
  • Lajme

    MBPZHR mashtron bujqit, iu tha se u rrit përkrahja për kungujt e misirit në 545 euro, në fakt ajo u zvogëlua në 150 euro

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 13:27

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pretendon se ka rritur përkrahjen për kultivuesit e perimeve, veçanërisht për kultivuesit e kungujve të misirit.

    Në bazë të një grafike të publikuar javë më parë nga Ministria, thuhet se për kultivuesit  e kungujve e misirit, krahasuar me vitin 2020, mbështetja është rritur nga 300 në 545 euro.

    Këto shifra janë demantuar nga Udhëzimi Administrativ për pagesat direkte në bujqësi për vitin 2022 që e ka nxjerrë vetë kjo Ministri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas këtij udhëzimi, subvencionimi për kultivuesit e kungujve të misirit, në fakt është 150 euro.

    Aty potencohet se mbështetja për 1 hektar për ata që mbjellin kunguj të misirit është 150 euro.

    “Subvencionimi në vlerë prej 150 euro/ha, për kulturën perimore kunguj dhe kunguj të misirit”, thuhet në udhëzimin administrativ.

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci  ditë më parë ishte “mburrur” për dyfishim të përkrahjes për kultivuesit e perimeve duke thënë se ka thënë se rritja e mbështetjes për kultivuesit e perimeve do të rrisë cilësinë e do t’i kontribojë plotësimit të nevojave të tregut të brendshëm në Kosovë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!