×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtësi i viktimave: Viktimat janë torturuar dhe vrarë nga pjesëtarët e UÇK-së

    Reporteri
    03 Prill 2023 | 16:36

    Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, tha se 25 vite më herët asnjëra prej viktimave nuk ka menduar as edhe një herë të vetme se do të vinte një ditë ku do të takoheshin me të akuzuarit në një sallë gjyqi në Hagë.

    Ai ka thënë se të akuzuarit ishin persona të fortë dhe ishin në kulmin e pushtetit në Kosovës, prandaj sipas tij nëse ata i kanë bërë krimet sipas aktakuzës, atëherë të njëjtit nuk e kanë imagjinuar që do të vinte një ditë si kjo e sotmja.

    “Ata kanë një gjë të përbashkët. Ata ishin viktima të krimeve që nuk kishin pikë justifikimi. Për secilin prej tyre, një ditë ndryshoi jetët e tyre përgjithmonë”, theksoi ai.

    Mbrojtësi i viktimave tha po ashtu se viktimat janë etiketuar si “tradhtarë” dhe kanë kërkuar që për secilin prej tyre, përmes fakteve, të dëshmohet e kundërta para kësaj gjykate.

    “Ata e shohin veten se janë etiketuar si tradhtarë. Viktimat që ne përfaqësojmë i kundërshtojnë këto etiketime”, tha Laws.

    “Por, etiketimet të vrasin. Disa prej tyre janë të frikësuar për hakmarrje”, theksoi ai.

    Ai ka thënë se ndërmjet viktimave në këtë çështje kanë mori sjelljesh dhe qëndrimesh të tyre në raport me UCK-në, pasi sipas tij, ka viktima që kanë qenë pjesëtar të UCK-së, ose që dëshironin të bëheshin anëtar të asaj, apo që kanë dhënë mbështetjen e tyre për UCK-në, dhe ka viktima të cilat që ishin dhe mbeten sot e kësaj dite kundër saj.

    Ai ka thënë se si mbrojtës i viktimave nuk e ka për detyrë të jap mendime në lidhje me UCK-në si organizatë por ndaj kryesve të krimeve që ishin pjesëtar të UCK-së, prandaj sipas tij nuk duhet në kuptohet si akuzim i organizatës.

    “Viktimat në këtë çështje penale nuk duhet të kuptohen si grup homogjen por si përfaqësim i shoqërisë kosovare, në vitin 1998 dhe 99, ndërmjet tyre janë anëtar të komunitetit shqiptar, serbe dhe rome, janë anëtar të besimeve myslimane, katolike dhe ortodokse, disa prej tyre nuk kishin asnjë lloj interesi në politikë, ndërsa të tjerë ishin pjesëtar të LDK-së, disa ishin fëmijë, kur krimet janë kryer kundër anëtarëve të familjes së tyre ndërsa të tjerë ishin në moshë  mesatare:, ka thënë mbrojtësi i viktimave.

    Sipas tij, viktimat mbeten me shumë se 102 individë, por këta persona kanë një një të përbashkët “ata ishin viktima të krimeve”, që nuk kishin pikë justifikimi krime që sollën vdekje, vuajtje, në jetët e tyre, për gjërat që nuk ishte fare faji i tyre.

    Ai tha se procesi gjyqësor, duhet të përqendrohet në atë që të zbulohet e vërteta dhe po ashtu është e rëndësishme “që të pranohet faji”, pasi sipas tij viktimat kanë të drejtën që të zbulohet e vërteta, të dëgjohen dëshmi dhe të pranohen vuajtjet që kanë kaluar dhe përvojat që kanë kaluar.

    Sipas tij, për viktimat shqiptare janë bërë përpjekje që të turpëroheshin dhe të mos flisnin, por sipas tij kjo nuk ka funksionuar.

    Mbrojtësi i viktimave po ashtu kërkoi që gjykimi të përqendrohet në pranimin “e dëmit” që u është shkaktuar viktimave.

    Me deklaratën e tij ka përfunduar dita e parë e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ditën e nesërme, me 4 prill, ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të nisin deklaratat e tyre hapëse, në rastin që ka të bëjë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!