×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja e Nasim Haradinajt kërkon lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 15:47

    Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj Nasim Haradinajt.


    Haradinaj, nënkryetar i OVL-së të UÇK-së dyshohet për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Mbrojtja ka kërkuar lirimin nga paraburgimi të Nasim Haradinajt derisa avokati i tij mbrojtës ka thënë se Haradinaj nuk akuzohet për krime lufte, andaj akuzat ndaj tij nuk janë nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara, shkruan Reporteri.

    “Ju lutem për lirimin e menjëhershëm të klientin tim. Zyra e Prokurorit të Specializuar  sapo tha se do të bëhet një gjykim i shpejtë dhe aktakuza do të publikohet shumë shpejtë. Megjithatë ende nuk kam dëgjuar një datë. Puna që duhet bërë është një punë shumë e madhe që do të kërkojë shumë javë ose muaj kështu që ju duhet të rishikoni akuzat ndaj klientit tim, siç e kam thënë klienti im nuk është akuzuar për krime lufte, ky është një tribunal për krime lufte. Për këtë arsye kam theksuar se kjo gjykatë nuk ka juridiksion për këto akuza ndaj klientit tim. Ky është një nga akuzimet më të rënda që janë bërë ndaj klientit tim. Dua nga ju gjykatës të vendit që akuzat nuk janë brenda juridiksionit të dhomave të akuzuara të Kosovës, ta lironi menjëherë nga paraburgimi zotin Haradinaj me kushtet të cilat do të përcaktohen nga ju”, u shpreh avokati.

    Aktakuza ndaj Nasim Haradinajt do të dorëzohet shumë shpejt, ka thënë prokurorja gjatë seancës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!