Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, David Hooper, ka kërkuar të dijë se ku janë të përfshira në aktakuzë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia e të ashtuquajturës ‘Shtëpia e Verdhë’.
Hooper ka deklaruar se këto pretendime janë një njollë për Kosovën dhe kosovarët, si dhe ky ishte pretendimi kryesor se përse u krijua Gjykata Speciale, shkruan Reporteri.net.
“Në këto pretendime jo vetëm që është një njollë për Kosovën dhe kosovarët por edhe pretendimi kryesor që u krijua kjo gjykatë e Kosovës. Une e them të Kosovës, por këtu nuk ka asgjë nga Kosova. Nëse do të ishte e Kosovës, mund ta kishit këtu shqiponjën e zezë me të kuqe ose gjykatësi do të kishte veshur tesha shqiptare.”, ka thënë ai.
Speciale nuk ka asnjë emblemë të Kosovës.
“Dua të bëjë të qartë se ai e kundërshton të gjithë narrativen e paraqitur nga prokuroria. Ne jemi në dijeni që prokuroria ka deklaruar që qe në qershor i është dorëzuar një aktakuzë, megjithëse është e çuditshme. Aktakuza është e paredaktuar dhe është e pakuptueshme. Kur e shikojmë aktakuzën themi ku janë akuzat për vjedhjen e organeve dhe shtëpinë e verdhë sepse ky ishte pretendimi”, ka thënë ai.
Hooper ka thënë se ka përmbledhje të incidenteve që janë gjykuar në gjykatat në Kosovë dhe gjykatën e ish-Jugosllavisë.