×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja: Thaçi nuk ka pasur kontroll mbi UÇK-në

    Reporteri
    04 Prill 2023 | 10:29

    Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka theksuar se ish-presidenti Thaçi nuk ka pas kontroll mbi UÇK-në. Ai ka rikujtuar se në Rambuje, ndonëse ishin krejt anëtarët e Shtabit të UÇK-së, Thaçi nuk kishte mundur të marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes.

    “Hashim Thaci nuk ka mundur të nënshkruaj marrëveshjen e Rambujesë pa pëlqimin e komandantëve rajonal. Ai ka udhëtuar në Slloveni për të marrë pëlqimin e Adem Demaçit, i cili refuzonte marrëveshjen e Rambujesë. Madje edhe vet ish-sekretarja amerikane, Medeline Albright e kishte telefonuar Demaçin për ta bindur”, ka thënë avokati amerikan.
    Ai po ashtu ka cituar ish-sekretaren Albright, e cila Thaçin e kishte përshkruar si student të një shkolle të mesme.

    Keohe, avokat i Hashim Thaçit, ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Avokati mbrojtës ka argumentuar se Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime.

    Ai tha se Thaçi kundërshton të gjitha pretendimet se janë kryer krime nga UÇK-ja.

    “Nuk folën as për kontekstin e luftës, një luftë që filloi në mënyrë mizore në verën e vitit 1998 dhe vazhdoi deri në shtatorin e vitit 1998. Çfarë i bëri kjo luftës kjo ofensivë strukturës komanduese të UÇK. ZPS-ja dëshiron të besoni se kishte një strukturë komanduese me kontroll efektiv. Kjo është shumë larg së vërtetës. Faktet e asaj që ndodhi në terren duhet t’i vendosim në kontekst. Thaçi një i ri, aktivist student që u kthye në Kosovë menjëherë pas vrasjeve të anëtarëve të familjes Jashari që është dhe pikënisja e kësaj periudhe që mbulohet nga kjo aktakuzë. Motivi është shumë i rëndësishëm. Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv të merrte pjesë në krime. Si një prej udhëheqësve politikë të UÇK-së, Hashim Thaçi e dinte se suksesi i luftës çlirimtare varet nga mbështetja e vendeve perëndimore, sidomos nga SHBA”, ka thënë ai. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!