×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbylle gojën”, Ministrja Haxhiu përplaset me Hisen Berishën e PDK-së, babai i Astrit Deharit lëshon sallën e Kuvendit

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 11:45

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar ashpër deputetit të PDK-së, Hisen Berishës pas deklaratave që bëri në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Haxhiu me tona të larta i drejtohet Berishës duke i thënë “mbylle gojën”.

    “Ju i keni duart e përlyme me gjak. Duhesh me pas pak ftyrë, marre. Në kohën e juaj është vras Astrit Dehari”, vazhdon Haxhiu në drejtim të deputetit të PDK-së.

    Deputeti Hisen Berisha në Kuvendin e Kosovës tha se për rastin “Dehari” ka ndërhyrje direkte të Qeverisë në këtë rast dhe se interesi i VV-së është që ky rast të mos zbardhet.

    Sipas Berishës, mbetet indikative emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin “Vëllezërit Dehari”, ndërsa pyeti se cili ishte roli i tyre.

    “Cilat ishin motivet që e shtyn në vetëvrasje. Nuk e ka marrë guximin askush të flas publikisht, por tani është sekret publik, të përfliten emrat zyrtarësh me te cilat ai ka qenë i involvuar dhe në rolin e sinjalizuesit. Indikative mbetet po ashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin “Vëllezërit Dehari”, e unë pyes se cili ishte roli i tyre. A e bëtë këtë për heshtjen e familjes, duke tentuar të fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave, e ministrja filloi me akuzu prapë opozitën. Unë po ndjehem keq që këtë duhet ta hap para bacës Avni, por Astrit Dehari ai ishte kundër marrëveshjeve kundër tradhtisë që po bëni me to”, tha Berisha në seancën e Kuvendit.

    Pas këtyre deklaratave, Kryeparlamentari Konjufca kërkoi nga deputeti Hisen Berisha që nëse ka informata nëse VV-ja është e përfshirë në këtë rast, të ftohet nga Prokuroria për të dëshmuar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!