Disa rrugë në kryeqytet janë duke u asfaltuar. Në mëngjesin e sotëm do të fillojnë punët edhe për asfaltimin e rrugës në lagjen “Pejton” në Prishtinë.
Për shkak të punimeve që do të bëhen në këtë pjesë, rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” dhe “Perandori Justinian” do të jenë të mbyllura për trafik.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se këto rrugë do të jenë të mbyllura nga mëngjesi i sotëm e deri të premten në ora 18:00.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që frekuentojnë këto rrugë që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.
“Po fillon asfaltimi i rrugëve në lagjen ‘Pejton’r, e enjte, 3 shtator në ora 08:00 deri të Premten, 4 Shtator në orën 18:00 rrugët ‘Nazmi Mustafa’, ‘Sejdi Kryeziu’ e ‘Perandori Justinian’ do të jenë mbyllura për trafik. Ju lusim që qarkullimin të e planifikoni paraprakisht dhe gjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugët alternative. Ju faleminderit paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!”, ka shkruar Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.