×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllen vendvotimet në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 19:02

    Ka përfunduar votimi në ora 19:00 në dy komunat e Kosovës, Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.


    Deri në ora 15:00 në Komunën e Podujevës kanë votuar 26 mijë qytetarë apo 29.76 për qind. Kurse në pjesën veriore të Mitrovicës kanë votuar 30.3 për qind e qytetarëve apo 7 mijë e 62 votues.

    Procesi zgjedhor në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut është zhvilluar në atmosferë të qetë dhe pa incidente

    Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë se nuk kanë pranuar informacione për ndonjë parregullsi dhe se procesi i votimit ka duke vijuar normalisht.

    “Duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Podujevës, deri në orën 15:00 kanë votuar 29.76% e votuesve apo 26 mijë votues nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 26 mijë e 37 votues apo 31%. Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, deri në orën 15:00 kanë votuar 30.3% e votuesve apo 7 mijë e 62 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 6 mijë e 275 votues apo 29%”, tregoi Daka.

    Në ora 19:30 KQZ do të ketë konferencën e fundit sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve ne zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!