×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet çerdhja në Fushë Kosovë, disa punonjës dalin pozitivë me Covid-19

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 15:50

    Çerdhja publike “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë është mbyllur përkohësisht, pasi disa punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.


    Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Fushë-Kosovës, që ka thënë se zëvendësimi i punonjësve momentalisht është i pamundur.

    Kjo çerdhe do të jetë e mbyllur nga nesër, gjersa është kërkuar mirëkuptim nga prindërit.

    Postimi i plotë:

    * Njoftim për mbyllje të përkohshme të Çerdhes Publike në Fushë-Kosovë nga data 11.09.2020 *

    Njoftojmë prindërit që i kanë fëmijët e tyre në Çerdhen Publike në Fushë-Kosovë se ky Institucion do të mbyllet përkohësisht derisa të krijohen rrethana të reja të favorshme pune.

    Sot, pas testimit të stafit punonjës të IP “Gëzimi Ynë”, disa punëtorë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Zëvendësimi i këtyre punonjësve për momentin është i pamundur për shkak të procedurave.

    Për çdo njoftim apo vendim tjetër rreth kësaj çështjeje do të njoftoheni me kohë.

    Kërkojmë mirëkuptimin tuaj prindër të nderuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!