×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet e pamja për Shqipdon Aliun, familja flet për vdekjen e mistershme të tij

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 16:41

    Dje është mbyllur e pamja për 24 vjeçarin nga fshati Gadime e Ulët e Lipjanit, Shqipdon Aliu, i cili pas disa ditësh i zhdukur u gjetë të hënën i vdekur në një gropë te gurëthyesi i vjetër në këtë fshat. Gazeta ka kontaktuar Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për të kuptuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes së të riut, por Prokuroria thotë se janë në pritje të rezultatit të obduksionit.


    Në një bisedë për gazetën familjarë të Shqipdonit konfirmuan se as ata nuk i dinë rrethanat e vdekjes së 24 vjeçarit.

    “Dje është mbyllë e pamja. Hala nuk e dimë shkakun e vdekjes, njëherë s’i kem as rezultatet e obduksionit”, thanë familjarët e viktimës për Gazetën Sinjali.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënë se edhe prokurori i rastit është në pritje të rezultatit të obduksionit.

    Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se Shqipdonit iu gjet telefoni i ndalur dhe një pako cigare disa metra larg nga gropa afër gurëthyesit të vjetër nga ku policia nxorri trupin e tij të vdekur.

    Ai është varrosur pranë babait të tij, i cili vdiq gjatë kohës sa Shqipdoni ishte i zhdukur.

    I riu pas vete ka lënë nënën dhe motrën 9 vjeçare.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!