Është mbyllur një fabrikë në qytetin e Prizrenit pasi që gjatë ditës së djeshme një punëtorë i saj ka dal pozitiv me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Valon Shehu ka thënë për se mbyllja e fabrikës është bërë me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
“Gjatë ditës së djeshme një punëtor i një fabrike ka rezultuar pozitiv me coroanvirus, andaj sot me rekomandim të institutit të shëndetit publikë dhe në bashkëpunim me pronar të kësaj kompanie kjo fabrikë është mbyllur për tu testuar punëtorët e saj”, ka thënë Shehu për Insajderin.
Po ashtu, Shehu ka bërë të ditur se ka filluar edhe gjurmimi i kontakteve të këtij personi dhe se nesër pritet që të dalin edhe analizat.
“Instituti kombëtar ka filluar gjurmimet marr mostrat e familjarëve të këtij personi dhe nesër pritet të dalin rezultatet”, ka bërë të ditur Shehu.
Gjatë natës së djeshme, Instituti i Shëndetit Publikë të Kosovës ka raportuar për 14 raste të reja me koroanvirus në vend, ku 8 prej tyre janë nga Prizreni ndërsa 6 nga Rahoveci.
Kujtojmë që komuna me numrin më të madh të të infektuarve është Ferizaj me 134 raste ndërsa totali i të infetuarve me koronavirus në gjithë vendin ka arritur 1003.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.