×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet “Momo” te Rruga B, pronari i saj rezultoi pozitiv me Coronavirus

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 13:17

    Kafiteria “Momo” në Rrugën B në Prishtinë është mbyllur përkohësisht.


    Ky vendim erdhi pasi pronari i kësaj kafiterie shumë të frekuentuar, Dekorim Sahiti rezultoi pozitiv me Coronavirus, shkruan Reporteri.

    Në njoftim thuhet se është obligim moral i kompanisë që lokali të qëndrojë i mbyllur derisa të dalin rezultatet e të gjithëve që punojnë aty.

    “Ne si kompani ndjejmë përgjegjësi morale dhe për një kohë lokali do të jetë i mbyllur, deri sa të përfundojë testimi dhe të marrim rezultatet e çdo njërit që punon në Momo”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Njotimi i plotë i tyre:

    MOMO në Rrugën B mbyllet përkohësisht!

    Pasi që pronari i MOMO ka rezultuar pozitiv në COVID-19, edhe pse nuk ka pasur kontakt direkt të tij me stafin, ne si kompani ndjejmë përgjegjësi morale dhe për një kohë lokali do të jetë i mbyllur, deri sa të përfundojë testimi dhe të marrim rezultatet e çdo njërit që punon në MOMO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!