Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bën të ditur se se për shkak të aktiviteteve për instalime të sistemeve të automatizuara të trafikut dhe për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës Nacionale N2 (Zona e Rrëshqitjes).
Kjo rrugë sipas MIT do të mbyllet nga 3 deri më 6 shtator 2019 – mbyllje e përkohshme 08:00 – 17:00, shkruan Reporteri.net.
Nga MIT kërkojnë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion, të cilëve u bëjnë thirrje të përdorin rrugët alternative.
Tash në këtë rajon kalon edhe autostrada “Arbën Xhaferi”, e cila mund të përdoret nga qytetarët që destinacion nuk kanë Kaçanikun.
Sidoqoftë, kjo rrugë është bllokuar për disa herë me radhë, pasi rrëshqitjet e dheut kanë qenë të vazhdueshme në disa pjesë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.