×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet për publikun seanca ndaj Salih Mustafës, kjo është arsyeja

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 16:21

    Me kërkesë të avokatit, është mbyllur për publikun seanca paragjyqësore ndaj Salih Mustafës.


    Kjo është bërë me kërkesë të avokatit të tij, Julius Von Bone.

    Bone ka thënë se është një listë për të cilën do të duhej të diskutohej në seancë të mbyllur,

    “Ndoshta më vonë mund të kërkojë që ta diskutojmë atë listë në seancë të mbyllur. Është një çështje konkrete që dua ta trajtoj në seancë të mbyllur”, tha Von Bone.

    Siç tha avokati holandez, ai frikësohej se mos do të përmendte ndonjë emër, duke thënë se këtë nuk mund ta bëjë në seancë publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!