Është mbyllur në Mitrovicë përkohësisht pika grumbulluese e mbeturinave të plastikës që gjendet afër lagjes së Romëve në këtë komunë.
“Kjo pikë është mbyllur pasi që pronari nuk ka poseduar dokumentacionin e nevojshëm, ku nga inspektorët komunalë është konstatuar se grumbullimi i këtyre mbeturinave paraqet rrezikshmëri të lartë për shëndetin e banorëve të kësaj zone”, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës.
Inspektorët komunalë kanë bërë të ditur se gjatë mbylljes së kësaj pike grumbulluese të mbeturinave pronari nuk ishte aty prezent, dhe i dhanë afat prej 5 ditësh për largimin e atyre mbeturinave nga ai lokacion. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.