×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet xhamia në Halabak të Podujevës, KBI: Ftojmë për unitet, falje e mirëkuptim

    Reporteri
    19 Shkurt 2023 | 12:03

    Xhamia në fshatin Halabak të Podujevës është mbyllur përkohësisht, pas një përleshje mes dy palësh, të cilët ishin pro dhe kundër hoxhës së ri në fshat, që u emërua nga Bashkësia Islame e Kosovës.

    “Si rezultat i tensionimit të situatës, kjo xhami mbyllet përkohësisht, deri në një vendim tjetër nga ana e KBI-së Podujevë. Vendimi nxirret pas koordinimit edhe me Kryesinë e BIRK”, thuhet në vendimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, të vendosur në derën kryesore të xhamisë.

    Tutje në vendim i kërkohet xhematit që faljen e namazeve përkohësisht ta bëjnë në xhamitë e tjera përreth.

    “Ftojmë për unitet, falje e mirëkuptim!”, përfundon vendimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!