×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllja e kufirit në Merdarë, fluks automjetesh te Dheu i Bardhë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2022 | 14:09

    Fluks automjetesh është parë të mërkurën në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pas mbylljes së tri pikave tjera kufitare me Serbinë – Jarinjë, Bërnjak dhe Merdare.

    Ekipi i Radios Evropa e Lirë publikoi pamje të fluksit të automjeteve në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë.

    Pikëkalimet kufitare në Merdare, Jarinjë dhe Bërnjak, aktualisht janë të mbyllura për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët në veri të Kosovës, si dhe barrikadës së vendosur në territorin e Serbisë, rreth dy kilometra nga Merdarja./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!