Ambasada e Francës në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mbylljen e disa strukturave paralele në veri të vendit, duke theksuar se këto veprime duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Në një deklaratë, Ambasada franceze vlerëson se “ndërhyrjet e përsëritura ndaj strukturave serbe që ofrojnë shërbime për komunitetin serb në Kosovë janë shqetësuese” dhe se dërgojnë sinjale të papërshtatshme te partnerët ndërkombëtarë të vendit.
“Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës,”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.