Një person është gjetur pa shenja jete dje në Liqenin e Radoniqit në fshatin Zhdredhë të Gjakovës.
Lajmin e ka dhënë Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar nga burime brenda policisë se personi që është i vdekur është i moshës 67-vjeçare.
Viktima dyshohet se pasi është futur në liqen nuk ka dalë dalë më nga uji. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.