×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi Amerika i riktheu fondet, MCC nis punën në Prishtinë

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 12:22

    Koorporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC), ka njoftuar se i janë kthyer punës pas zhbllokimi të fondeve për Kosovën, shkruan Reporteri.net.


    Në një postim në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter, ata kanë thënë se janë kthyer në biznes dhe po mbajnë takime me distancën e duhur sociale duke kryer kështu punë me bashkëbiseduesit kryesorë ndërkombëtar dhe lokal.

    Ata bëjnë thirrje tek qytetarët që të këshillohen me faqen e tyre të internetit për udhëzimet e reja që lidhen me zbutjen e rrezikut ndaj COVID-19.

    Zhbllokimi i këtyre fondeve erdhi pas shfuqizimit të vendimit për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, nga Qeveria Hoti.

    Ky është postimi i tyre i plotë:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!