×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata e saj

    McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

    Reporteri
    23 Nëntor 2024 | 10:10

    Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID.

    “Unë nuk mund të parashikoj se cilat do të jenë politikat e presidentit të sapozgjedhur – megjithëse të gjithë kemi kaluar nëpër administrata të shumta së bashku, në fakt, pesë presidenca të ndryshme, duke përfshirë edhe administratën e presidentit Trump – dhe mund të them se marrëdhënia nuk është lëkundur. Përkushtimi ynë, përkushtimi i popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës ka vazhduar, dhe kam besim të plotë se do të vazhdojë kështu”, ka deklaruar ajo pët Radio Evropa e Lirë.

    “Unë nuk parashikoj që Shtetet e Bashkuara do ta ndryshojnë pozicionin dhe punën e tyre ndaj të gjithë partnerëve tanë evropianë, e kjo vlen edhe për Kosovën”.

    McKee, e cila po viziton Kosovën me rastin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Prishtinë, thekson se prioritetet e USAID-it në të ardhmen do të fokusohen në ofrimin e ndihmës për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike, në tranzicionin drejt një energjie më të gjelbër dhe të rinovueshme dhe në konsumimin e mundësive ekonomike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!