×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 1 mars vendoset për ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e 33 civilëve në Pejë

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 13:17

    Para më shumë se pesë muaj, Hungaria e ka arrestuar një 48-vjeçar nga Serbia, i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë.

    S.S, dyshohet për vrasjen e 33 civilëve gjatë vitit 1999-të në lagjen “Kristal” në Pejë.

    Gjykimi për ekstradimin e tij do të mbahet më 1 mars.

    Kështu u bë e ditur në një përgjigje për Klan Kosova nga Gjykata Metropolitane e Budapestit.

    “Ju njoftojmë se më 1 mars do të zhvillohet gjykimi për rastin e ekstradimit të një personi të dyshuar për krime lufte të kryera në Pejë në vitin 1999. Gjykimi do të fillojë në ora 8:30 në Gjykatën Metropolitane të Budapestit”, thuhet në përgjigje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!