×
  • Lajme
  • Lajme / E konfirmon Rama

    Më 15 maj liderët e vendeve të BE-së pritet të vijnë në Tiranë, një ditë më pas mbahet samiti NATO-s

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 9:20

    Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale, njoftoi se më 15 maj, në Tiranë do të vijnë liderët e vendeve të Bashkimit Europian për një darkë me të dhe më 16 maj do të mbahet samiti i madh i NATO-s, ku vijnë edhe liderët e 46 vendeve të botës.

    Gjithashtu, ai tha se Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Tiranë, si një “zhvillim gjeopolitik shumë i mirë në dritaren e hapur për anëtarësim”.

    “Parlamenti Evropian po hap zyrën e tij në Shqipëri. Si ka mundësi, Sorosi, në Parlamentin Evropian, që vepron si diversant?! PE me hapjen e zyrës në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë si një pikë referimi në PE dhe që së shpejti do jetë anëtar i PE. BE po hap disa zyra dhe Shqipëria bëhet vendi mikpritës i zyrës së PE-së në Tiranë. Një tjetër zyrë do hapet edhe në Moldavi, në kufi me Rusinë. Ky është moment i jashtëzakonshëm dhe pozicionin tonë ndërkombëtar”, deklaroi Rama.

    “Kemi filluar edhe përgatitjen për samitin e madh në Shqipëri të 16 majit. Dhe të gjithë liderët e BE-së kanë vendosur të vijnë në 15 maj për një darkë pune këtu me mua dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Pra 15 maj do të mirëpresim të gjithë liderët e BE-së dhe 16 maj do vijnë 46 liderët e botës, nga Ankaraja, Oslo, Jerevan, Baku, Kiev, Tbilisi, përveç Rusisë, e padyshim gjithë të tjerët që janë pjesë e BE-së. Kjo është Shqipëria e sotme”, shtoi kryeministri Edi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!