Si çdo vend tjetër që bënë regjistrimin e popullsisë në çdo një dekadë edhe Kosova po bën plan që në vitin 2021, të bëj regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Zyrtarja për media Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), Hazbije Qeriqi, tha se regjistrimi i popullsisë është shumë me rëndësi për Kosovën, por edhe për procesin e integrimeve evropiane për Kosovën.
“Të dhënat e regjistrimit të popullsisë do të ketë shumë rëndësi në vendimmarrje. Nëse një investitor është i interesuar të investojë ai do të ketë të dhënat e ASK-së, nga regjistrimi”, tha ajo sot në “Studio e Hapur”, në RTK.
Sipas saj përgatitet për regjistrimet bëhen 3 apo 4 vite dhe në çdo një dekadë. “Disa vende kanë vendosur të bëj regjistrimin në vitin 2020, ndërsa Kosova në vitin 2021”, tha ajo.
Qeriqi, bëri me dije se Kosova, përkatësisht ASK-ja ,ka filluar përgatitjet për regjistrimit të popullsisë. “Në vitin 2018 kemi filluar aktivitet, ku kemi bërë një “roadmap. Kemi krijuar grupe punuese etj”, tha ajo.Sipas saj 12 milionë e 700 mijë euro i nevojiten Kosovës për ta regjistruar popullsinë në vitin 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.